TEKSTI ORIGJINAL

Eh Beatriçe një bukuri hyjnore që ndoze një shpirt si të Dantes që kalove ndër deje të gjakur nga parajsa në Purgator dhe nga Purgatori përfundove në ferr, Beatriçe,
që në pasjen tënde një Dedal bëhesh dhe me flatra fluturon në kaltërsi të qiellit, ku ka engjëj me shumë ngjyra, eh sa të bukur janë ata, një mrekulli më vete, mikja ime,
në rrathë të parajsës është e lehtë të sillesh mirë dhe në format e saj bukuroshe ndizet madhështi, merr flakë hyjnia, shembet qielli, bota përmbyset dhe trandet krejt në zi dhe vetëtima,
e lumi bëhet kërrua dhe kërrroi bëhet lumë, kurse urën e mori me vete vajza e vogël e fshatit që çmendi djalin e zyrtarit të lartë në qytet, urë në shpirtin e ndarë në mendësitë që nuk shihen, Orfeu e zhduk kitarën dhe përfundon në ferr me flakë të mëdha të dish Beatriçe.

Montenjët dhe Kapuletët nuk janë vetëm në drama të Shekspirit, edhe Prometeu nuk është vetëm te Eskili, Homerit nuk ia vodhi njeri legjendat, edhe pse ndoshta njeriu i verbër nuk ekziston,
rrathë danteskë është jetë e gjallë, ku piqen trupat si pula të pjekura, askush nuk e do ferrin, vetëm parajsën, bukuri qiellore, universin e pafundmë, ajrin detin, Poseidon dhe lumturi,
kushtetuta e të vdekurve është e ndryshme nga e të gjallëve, se të gjallët dhe të vdekurit ecin bashkë në botë të ndara, por janë një si mik krahas vdekjes,
në rrathë danteskë jemi të gjithë, kjo është bota, ky është globi, në rrathë danteskë do varen trupat, Krishti në moshën 33, do të varet vargu im.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024