TEKSTI ORIGJINAL

Vetëm tetë muaj kishin martuar
gjërat shkonin për bukuri
bashkë i gjeje kudo shkonin
lidhur dhe me mblesëri.

Por ja që historitë seç filluan
u bënë shkak xhelozitë
nusja ngrihej bëj punët mirë
dhe largohej si veri

Burri seç kish rënë në erë
ku shkojë kjo, kur dil në derë
filloi të bëj të sëmurë
në krevat e kërkojë dhe ujë.

U ngrit nusja si nga hera
morri qypin dual te dera
i sëmuri pas ju vu
të zbulonte ç'ish kjo punë.

Eci, eci gjurmët ndoqi
zëra që flisnin seç thoshin
andej poshtë nga burimi
aty do ketë lënë dhe takimin.

U afrua të shohë ca më mirë
këmba i zu në një rrëpirë
u rrukunis nga një buzë
qeshnin gratë te mbushën ujë.

Ardhur nusja vrerë në shpi
burri e ftoi në guzhinë
të fusën tavën në furrë
ti thojë që s'do ndodhë më kurrë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024