TEKSTI ORIGJINAL

Drurët sa po shkundën gjethet e fundit,
Dëbora ka nisur, nuk di të ndalet,
Qyteti ka heshtur trishtueshëm,
As lumit nuk i ndihen valët.

Dallgët e dëborës më trondisin shpirtin,
Era që frynë nga malet,dëborën përplas,
Flokzat rrëshqasin mbi fytyrën time,
Unë menduar vë buzët në gaz.

Retë të ngarkuar në qiell shkojnë e vijnë,
Plot dëborë, që e hedhin suferinë,
Kujtimet më dërguan shumë vitë përpara,
Kur lozja mbi dëborë me çizmet e çara.

Boshllëk po ndjejë në fund të shpirtit,
Do të doja,ta ktheja atë kohë,
Por ajo ikën fluturimthi para syve të mijë,
Çudi sot per dëborën ndjeva nostalgji!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024