TEKSTI ORIGJINAL

Buzagaz i saj i dlirë,
më burgos në lumturi
E kujtoj edhe përmallem,
e kujtoj dhe kushedi...
Kushedi se nga struket
në një tjetër kraharor,
Si kotele që përkundet
në ca leshra vjershëtor.
Më përmall aromë e saj
erë jete kundërmonte,
Dhe si zog i zënë në faj,
sërish ndjesë më kërkonte.
Unë si gjithnjë e falja
si poet me gjysëm zemër,
Si një breg që se tremb vala,
dashurisë i vura emër.
Dhe në emër e thërrita,
siç thërret lahuta notat
dhe më kot aq gjatë e prita,
stinë ku malli thinji korbat.
Ah, ja sot, si çdo herë tjetër
tjerr vetminë që më përngjas.
Eh, ta dijë e bardha letër,
Ç'heq poeti kur nuk plas!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024