TEKSTI ORIGJINAL

Udhëkryqet e jetës tej ritmin e mbyllin
Ndizen semaforët, zhurmat dhe boritë
S'lejova që fjalën dhe shpirtin t'ma ndrydhin
S'lejova t'më shtypin e shtrydhin liritë!

Vendosa që trupin ta përhumb mes dherave
Krimbat, milingonat të kenë një vakt të mirë
Të shkundem e të thahem mes vapës e erave
Në poldronin ku vdekja më bën sërish të lirë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024