TEKSTI ORIGJINAL

Dashuria po zhytet shtatë pashë miq, në katër anët e kësaj bote,
paraja e zezë dhe e gjelbër ka bërë që të fitojë materializmi i fëlliqur,
o botë gënjeshtare, o sundues të egër, o mashtrues të pacipë, ju maskarenj,
tradhtarë e legenë të kësaj bote, që e vratë dhe e masakruat dashurinë.

Kapitalizmi është i pamëshirshëm ta dini, ai vret çdo ditë pa e kuptuar si e qysh,
nuk ka shenja, ka migrenë, është fakti që ti sheh një njeri në rrugë menduar apo që flet me vete,
e shkatërroi njerinë, ia nxiu shpirtin dhe mëlçinë siç ndodh me burinë e një sobe, eh,
njihet vetëm bursa, vetëm lojëra të liga, kumari dhe krimi, flakët e kësaj bote të pështirë.

Tërë bota nën thundrat e letrës së gjelbër, shitet malli, shitet fëmija, shitet robi, shitet dashuria,
dhe ndodh përditë nga Afrika në Afrin, nga Iraklisi në Stamboll, nga Mumbai në Paris,
shitet zemra si me shit qepë, domate në pazarin për karshi, “hajde kocka, kocka kemi”, se zemër s’ka,
jetë e poshtër e ndyrësi, ka dalë dyqanxhiu nëpër rrugë dhe thërret: “Shiten zemra, shiten zemra, nga Mumbai në Paris”.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024