TEKSTI ORIGJINAL

Pushteti është një djall që qesh,
në fron të fton pa ngjitur shkallë
pastaj dy fjalë ti thotë në vesh,
Si plak i keq,i ligë,i marrë.

Dhe lart të ngjit si mbi tymnajë,
Mbi ré me nge sheh se të ngre,
Kur veten ndjen se je në majë
të rrokullis pa ditur pse...

Të fton në fron dhe të çnderon
Sheh që s'je edhe prap ti hesht,
I zjarrti zjarr nën një poldron,
Të djeg si zheg dhe me ty qesh.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024