Teksti Origjinal

Ah nanë sa të dua
Por në dorën tënde nuk erdha asnjëherë
Me dëshirë më fillove, e pa mëshirë më copëtove
Nuk më lejove të rritem në barkun tënd
E as të ulem në prehërin tënd.
Nuk pata faj unë, pse babai të braktisi ty
Të dy keni faj, pse unë nuk jetova.
A u frikësove se po ta marr bukën tënde?
Pse nanë nuk më lejove edhe unë të jetoj?
Pse u bëre vrasëse e shpirtit tënd?
Sa shumë doja të të përqafoj e të më mbash në krahë
Ta ndieja aromën tënde, e ta shijoja qumështin tënd
Unë prap të dua edhe pse më vrave.
Nanë për fund po të lutem diçka
"Thuaju nënave tjera, mos të gabojnë sikur ti".
Kjo "letër është nga Parajsa, nga fëmiju yt pa emër".
Lamtumirë nanë, e të pres në Parajsë.
Të dua shumë, edhe pse asnjëherë nuk të pash, e malli më ka marrë.
Do të takohemi një ditë.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020