TEKSTI ORIGJINAL

Qytet i DHIMBJES!
04.03.2018
in memoriam

Prizrenali
vazhdojnë shpirtin të ushqejnë
"EJA", "UNUTMA", "MERIMANGA"...

Mesditë, ngjallur qyteti është
dëgjohen zëra pëshpëritëse
nga kjo botë , "Vogëlusha Keti" qetë u largua

Shoh,
HUTUAR Shadervani qëndron
cicërimat e zogjëve tingujt e kitarës kërkojnë
në ajrin freskues të Marashit
mbledhur janë rokerët
kujtojnë të parin, engjullin e muzikës evergreen.

Ardhur janë nga të katër anët
Kurilla, Nënkalaja, Ralini, Lumbardhit qytetarët
në heshtje, dinjitoz, përcjellin në të fundit marshim
ëmblemën, rokerin, gurin e çmuar shëndritës
dashnorin e të bukurës
Bohemin e Detit Adriatik
Nijazin SIMBOLIN e çiltërsisë...

Ne
sot e përcjellim në botën e amshuar
i qetë të prehet, prore për të u kujtuar...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024