TEKSTI ORIGJINAL

E di, në këtë kohë pranvere,
Degët hap përpara portës,shtëpisë.
Luan koncerte me uvertura vere,
Me tjegullat në majën e çatisë.

Lejleku do vijë dhe do gjejë folenë,
Me xhkarpa do fillojë ta riparojë.
Ta ketë më të lartën ballkon – skenë,
Botën e madhe nga lart ta shikojë.

Lejleku ka ardhur nga mërgimi,
Në folenë e tij në vjetër përmbi lis.
Mua në Florida po më zë trishtimi,
E mallin shtegëtar për në Korçë nis...

Shpirti ka ikur,dhe pse trupi s’leviz!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024