TEKSTI ORIGJINAL

Trëndafilin që kërkon dhe ta ka ënda,
Djalosh, ka aromë, por ka dhe gjëmba.

Pa u çjerrë dhe pa u lodhur në kërkim,
Nuk mërr dot as aromë, dhe as lulëzim.

Ty aroma e ëmbël dhe ngjyra të pëlqen,
Por shkojnë bashkë me gjembin refren!

Kurrë nuk fiton në luftën dashuri pa sosur,
Pa patur buzët e etura, e këmbët gjakosur...

Se kështu, dhe vetëm kështu në lindje agimi,
Vjen kënga e shpirtit dhe e lumturisë gëzimi!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024