Teksti Origjinal

Në humnerë më dërgove,
në yjet e kësaj mbrëmjeje,
honeve më hodhe,
më hëngre shpirtin, si forma e kësaj hëne.

Në humberë, atje më degdise,
në fundin e paralajmëruar,
derisa në fund ti ia arrite,
të më lësh keq dhe ashtu hutuar.

Unë Dionis jam, naiv me veten time,
më vrave thellë në shpirt, si një zgalem,
më çove në mizerje, më tutje në harrime,
turbullt dhe hutuar, besë unë provoj të kem.

Mos o botë e ndyrë, o botë imorale,
në errësirë më çove, në skuta të padrejtësisë,
burgjet e padijes, të rrugës së madhe,
ia vure më së miri, prangat ti lirisë.

Ja ku jam tani, bie krejt tëposhtë,
flalët e mia askush jo nuk i besoi,
ndihem i sëmurë, edhe i plogësht,
vdekja më erdhi, më ç’orientoi.

Më vrave më dogje, më shkatërrove jetën,
rro ti me buzëqeshje, ashtu krejt të shtirur,
unë jam tip i fjalës, nuk e kapërdij dot harresën,
por në këtë botë pa ndjenja, e di, jam i mërdhihur.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019