TEKSTI ORIGJINAL

Sa e "vogël" jam përkrah teje!
Ti mal gjigand, i patundur!
Unë një zog, të këndoj ndër deje,...
Në gjirin e ngrohtë të rri strukur!

Unë një lule e pemës tënde të artë,
Që çel cdo stinë, dimër e behar!
Më ndez me ngjyrën e kuqe të zjarrtë,
Aromë nga lulet e botës marrë.

Ti det i kaltër dhe unë një valë,
Që shkoj e vi lozonjare në rërë...
Të vi vërdallë me naze, ngadalë,
Në thellësinë e kaltër zhytem e tërë...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024