TEKSTI ORIGJINAL

Nuk ngurrova kur të thashë, të dua,
Ti u trondite? Po pse nuk ma the?
Shikoje në sy, kur të flet një grua,
Edhe pse shumë larg nga unë je.

Pse kjo dashuri vdiq ende pa lindur?
Pse kjo dashuri u tret si tis vjeshte?
Pse kjo dashuri kaq shpejt e fikur,
Iku prej nesh, me lot, në heshtje?

Nuk di përse u dashurova me ty,
Por dihet dashuritë nuk kanë arsye.
Si një pikëz vese u tretëm të dy,
Dhe fluturuam lart, për në yje.

Di vetëm, kur erdhe, të prita e etur,
Thashë është imja gjithë kjo dashuri.
Koha ikën, unë ashtu kam mbetur,
Më thuaj, o shpirt, si ke mbetur ti?

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024