TEKSTI ORIGJINAL

Jashtë dëbora ngriu,
thëllimi të pret,
zogu ciu-ciu
te xhami troket.

Tini e fton brenda:
- Eja, të kam shok,
të pish çaj të nxehtë,
të ngrohesh në sobë.

Eja vish një pallto,
eja vër një shall,
ndryshe do të ftohesh,
do shkosh në spital...

Zogu qesh e thotë:
- Nuk vesh pallto kurrë,
pendët më mbajnë
ngrohtë
sikur jam në furrë...

Dhe çajin e nxehtë
unë s'mund ta pi,
se jam zog me sqep
e nuk jam njeri.

Dëgjo, mor Altin,
vër shall e dorashka
dhe, nëse je trim,
eja ti përjashta1

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024