TEKSTI ORIGJINAL

Te shtëpia pranë një rruge
ndjeva zërin e një çupe,
ndjeva zërin e një vajze
që kur hante, bënte naze.

- Jo, pilafinn nuk e dua,
hiqe kosin, u thartua,
unë gojën do ta çel
veç për gjalpë e për reçel!
Asaj vajze unë i thashë:
- Ti me nazepo të hash,
do të bëhesh si fill kashtë.
Era po të fryu,
jugu a veriu,
do të marrë fiiiuu!

1989

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024