TEKSTI ORIGJINAL

(Fadil Nimani, komandant tigri)

Athua të denjë janë shkronjat
respektin të shpalosin
dashurinë ndaj luftëtarëve të shprehin,
por
unë, di një
historia doemos
do kujton Legjendën e Lirisë.

Armatosur me virtyt bujar
atdheun e kishe në të katër anë
u shkëpute nga pragu familjar,
lartë në male
zmbrapse ardhacakët,u fute në gjoks frikë.

Krisi pushka matanë tek vëllazërit
Ilirida të kërkoi
luftëtarët kështu e kanë
shtetësia, fjala e dhënë
të zbarkoi në të Shenjtin Vend.

I yni Komandant,
tingëlloi urdhëri i Bashkimit në gjoksin tëndë
qetësinë zëvendësove me breshëri,
skalitur në Dukagjinin epik
gjynjëzove kufirin e shtet-ndasisë
edhe natyra atë ditë u dorëzua trimërisë.

Kumanova, kujton kreshnikun
shqiptarin ardhur nga Dardania,
Kosova e Fadilit të posa çliruar
Tigri, vëllezërve të gjakut shkoi në ndihmë.

Dimë
Dëshmori nuk vdes, pushka nuk lejon
atdhe-dashuria mposht heroin,
aty është Tigri
arsimtari që paraprin këngëve epike.

Botë kjo e shkurtër ke për Ty o Komandant,
ne, betohemi
betejat e tua do rrojnë në breza
për luftërat
rrëfimet do tregohen fëmijëve në shkollë.

Hëna atë ditë u gjakos
lotët e shiut u skuqën
i kuq lumi derisa përplasej për shkëmbinj
Komandant
Kjante edhe pushka në krahërorin tëndë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024