Teksti Origjinal

U riktheva sot prapë në punë,
si një rreze pranvere me energji të këputura,
më vërshon mua dhimbja kroj e lumë,
dhe vetëdijet i kam krejt të humbura.

Imazhi yt vetëm më trondit, ajo fytyrë, ata duar,
por me diellin bashkë do ta shkrijë,
si goditje barku kam dhe ndihem sëmurë,
në veten time fle një ëngjëll, i parealizuar.

Dhe erdhi kjo pranverë kështu, me diell shumë,
por ti ike, sa duket për të mos u kthyer,
një autor thotë se nuk ka më keq se kur veten e humb,
e do të përhumbesh, në libra, në shkronja, në punë.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v3.1 © 2020