TEKSTI ORIGJINAL

C`është, ky varg, që më rrëmben,
Sa të pash, o "Pelegrin",
Po, kjo, rima në katrena,
Tetërrokshin, pse përpin?!...

Cili, më qartë i këndoi,
Jetës, mundit të Shqiptarit?!...
Më natyrshëm, kush e solli,
Gojëzimin e ugarit?!...

O, poeti, Devollit...
Ti, që shpirti, të gufon,
O, më shumë, më shumë se ti,
Tokë e njeri, kush i çmon?!...

Përzier, në vargun tënd,
Dalloj ballin e djersitur,
Të fshatarit, të punëtorit,
Der në kockë, rraskapitur.

Eh, sa shumë, më drithëron,
Embël, butë e lehtë, kur flet,
Për natyrën, nuk dallohet,
Endërr është, a e vërtetë?!...

Limfë e jetës, ngërthyer,
Në të gjitha dimensionet,
Eh, o artisti, Menkulas,
C`m`i lëngëzon, emocionet!...

Poezinë e shugurove,
Me kurorë mbretërore,
Ishe ti, që e radhite,
Denjësisht, në bashkëkohore.

E ngrite në pjedestal,
Sa e ndjeu, dhe Europa,
Herë, herë lëshon, pasthirmën,
Bravo!...Shqipja me dy koka.

A, s`të dukem foshnjarake?...
Të vlerësoj, ç`merr poezia,
Nga gurra jote, thesar,
Ku gjallon krijimtaria...

O, i madhi, Dritëro!...
Falma, ti përçartjen time,
S`kam ç`i bëj, jo... vargut tënd,
Që trëndalis, muzën time!...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024