TEKSTI ORIGJINAL

Mu ul në dorë, e dashur,
Moj flutur me ngjyra verbuese,
Më ler të ndihem i pasur
Me erën tënde shëruese.

Shtrihu embël mbi doren time,
E lehte,e mire,si era,
Dorën ta mbyll të mbaj ngrohtë,
E ta hap kur të vijë pranvera

Të rendësh tutje të fluturosh
Lule më lule krahët t'i shtrish,
Me ngjyra të freskëta të më verbosh
Të derdhsh mbi mua nektar dashurish.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024