TEKSTI ORIGJINAL

Po c’mund te duroj nga gjithe kjo heshtje,
Dhe vete mali, ka nevoje per jehonen
Syri, ndezur e mban kureshtjen
Nuk mundet dot, ta largoje ikonen.

Keshtu dhe koha, behet ilac i ndryshimit,
I pamjes, i fizionomise se gjithkujt,
Por zemra, s’i fsheh rrahjet e mundimit
Nga syte dhe trupi i askujt.

Andaj ne nje saksi, m’arome te kuqe trendafili,
Kur perulesh, e vadit e i merr ere
Kujtohu per dje, shikome dhe sot,
Pastaj me thuaj ne isha (a jam) me vlere.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024