Teksti Origjinal

Ngërdheshen mendimet,
dashuria – stuhi,
zemra – lëngatë,
shpirti – shtrëngatë…
Kësaj ore te paqtë,
ku yjet harruar netëve
ndrijnë me tërë forcën e tyre,
Janë drita shumëngjyrëshe
apo xixëllonja?
Joo jo
janë yje, yje të ëndrrës blu,
tashmë i njoha, janë sytë e tu...
Ti vjen, më rrethon, më bëhesh mjegull,
buzët zgjas të të puth,
zgjaten duart të të prekin,
një zjarr dëshirash më fton në marrëzi.
Të ndjej bëhesh ajër e angushti..
më ledhaton ëmbël lëkurën
unë si mermer atë çast ngrij...
Mjegulla, si re, luan me mua, papritur largohet
e pamëshirë, grinë e saj më lë dhuratë në gishtërinj...
Si një fill i mëndafshtë
trazohen kujtimet
heshtja rëndon boshllëkun
Ti
ëndrrave ke bërë strehim...

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019