Teksti Origjinal

Nga i madhi KRIJUES i gjithësisë
dhuratë jetës tim
ndodhi
...atë ditë të bekuar
tendosur ndjenjat në oqeanin e panjohur
perëndimi shkrepte të fundit fuqinë
dole në dritë ti vashëz trup sirene.

Pamja yte më humbi të folurit
sytë përshpejtuan imagjinatën
ngrohtësia e avullit më mbështjelli
shushuritje më të ngrohta
fjalët hyjnore pëshpëriti

Në heshtje përqafova Mirësinë
dallgën e dashurisë mirëprita
hija yte mbuloi nuancën e mbetur të muzgut
fjalët përkdhelëse stolisën
pjesën e dytë të jetës tim.

Largohemi në drejtim të valës së nxehtë
ndjekur nga ajri i dashurisë
vrulli shpirtëror mbjellur në dheun e parajsës tokë
shtrirë ka mëndafshin e gjelbërt të përjetësisë...

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019