TEKSTI ORIGJINAL

Nënë Kosova ka dhënë besë,
Pa rapsodë kurrë s`do t`mbes!
Toka e saj me plot ar,
Lind e rritë shumë këngëtarë!

Thotë Drenoci - jam krenar,
Që e rrita një këngëtar,
Sali Bajramin - gojëbilbilin,
Këngët e tij, kënaqin secilin!

Baba i tij ishte rapsod,
Këndoi shumë ai odë më odë,
T`birit këngën ia impononte,
Për trashëgim e këshillonte!

Kur i mbushi shtatë - tetë vjet,
Me vete e merrte babai i vet,
Nëpër dasma kudo që shkonte,
Të këndojë, Saliun e çonte!

Kaloi rininë pa lumturi,
I vdiq baba e la të ri!
I thoshte baba Sali, bre djalë,
Këngën kurrë, ti mos e ndalë!

Pesëdhjetë e gjashta, ishte atëherë,
Kur policia i shkojnë në derë,
Nga regjimet komuniste,
Akuzohej për këngë nacionaliste!

Një vendim e ka nënshkruar,
Të shkojë n`polici e ka detyruar!
Për një bisedë informative,
Zbaton urdhërin e zemërzinjëve!

Me aftësitë e vetvetes,
Përballoi sfidat e jetës!
Sharkinë prej dore nuk e lëshonte,
Me këngë hallet i përballonte!

Spesh i ndodhte t`këndojë vetë,
Por, më shumë këndoi n`duet,
Këndoi shumë dhe me të ndjerin,
Me Riza Bllacën, Ramush Ymerin...

Feriz Krasniqin, kushëri e kishte,
Me të zëri mirë i pajdiste!
Kënduan së bashku, disa vjet,
Nuk ishin pak, por, katërdhjetë!

Nëpër dasma, larg kur shkonin,
Vështirë e kishin të udhëtonin,
Të dy kishin nga një kalë,
Për lakmi - kuaj me shalë!

Këndonin këngë folklorike,
Për shumë ngjarje historike,
Për çdo këngë, mjeshtrinë e kishte,
Patriotike dhe ashikishte!...

Ky rapsod, përveç folklorit,
Kishte prirje dhe prej humorit!
Sa herë fliste, ja vënin veshin,
I çonte dasmorët me lot t`qeshin!

N`verë t`vitit gjashtëdhjetë e gjashtë,
Me Ferizin, të dy bashkë,
Në Langolen të Anglisë,
Rritën famën e shqiptarisë!

Në festivalin ndërkombëtar,
U shpërblyen me vend të parë!
Nga çiftelia dhe sharkia,
U habit krejt Anglia!

Sali Bajrami i madh ka qenë,
Me Ferizin, dy doajenë,
Në Langolen morën trofeun,
Nderuan kombin dhe Atdheun!

Shtruan pyetje shumë gazetarë,
Prej nga janë këta këngëtarë,
Që e morën vendin e parë?!
Nga Kosova janë dy shqiptarë!

Repertor të gjërë kishin,
Qindra këngë përmendësh i dishin!
Këndonin këngët e të parëve,
Nga gjitë trevat e shqiptarëve!

Smundja e rëndë një kohë të gjatë,
Dtyroi Saliun, të shtrihet në shtrat!
I tha këngës - mos mbajë shpresë,
Ti jeto, se unë do t`vdesë!

Filloi sharkia të rënkoi,
Pse Saliu, më harroi?
Mjeshtër i madh ishte për mua,
Pesëdhjetë vjet e kam shoqërua!

Moj sharki, s`të kam harruar,
Por, s`më munden këmbë e duar,
Edhe zëri gati m`ka shkuar,
Si duket vdekja më është afruar!

Mos ki dert, ti moj sharki,
Për ty lindin shahira t`ri,
Kurrë jetime s`të lënë shqiptarët,
Trashëgim t`kemi nga të parët!

E vërtetë është fjala jote,
Por, s`i besoj unë kësaj bote!
Unë, do t`rri e varur në mur,
Sali Bajrami, nuk lind më kurrë!

Mirë, Saliu e kishte hetuar,
Vdekja shumë ishte afruar!
Gjashtëdhjetë e tetë, pa i mbaruar,
Zemra e tij, rrahjet ka pushuar!

Dymbëdhjetë gusht, tetëdhjetë e shtatë,
Pa hyjë ende në mesnatë,
Më njëzet e një e shtatëmbëdhjetë,
Sali Bajrami, ka ndërrua jetë!

Porsa Saliu ka ndërruar jetë,
Akrepi i orës, nuk shkoi përpjetë!
Ajo orë rrinë n``mur gjithmonë,
Vdekjen e Saliut, na e përkujton!

Toka e zezë, pra na e mori,
Yllin e madh nga folklori!
Fizikisht më ai s`jeton,
Por, vepra e tij, ende ndriçon!

Dallëndyshe me krah të zi,
Po ua jap një porosi,
Një lajm t`hidhur ta shpërndani,
Se ndërroi jetë, Sali Bajrami!

Varri i tij, t`mos rrafshohet,
Me pllakë mermeri i ndërtohet,
Midis pllakës një fotografi,
Më poshtë shkruan emri i tij.

Sali Bajrami legjendë e rrallë,
Vepra e tij, e mban të gjallë!
Për shum këngëtarë mbet idol,
Për folklorin mbet simbol!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024