TEKSTI ORIGJINAL

(Mësueses sime Sara, në ditën e 7 Marsit.)

Jam buzë liqenit, ku ëndrrat shuajnë etjen,
Të bardhat ëndrra si mjegulla vjeshte,
mbi stolat e drunjtë kujtimet me prehen,
në hijen e shelgjeve qe krihen ne heshtje.

Një mendim i çuditshëm nis të vrapojë,
përgjatë bregut ku valët lidhen përdore,
me sjell ndërmend një çast, që shkoi,
kur me flladin e livadheve mblidhja lulebore.

Rikthehem aty, tek stolat e heshtur,
me tufën e luleve që mbaj në dorë,
të gjej ty mes kujtimesh duke buzëqeshur,
Mësuesja ime e parë më flokët kurorë.

Me sytë si qielli i bukur në maj,
dhe dorën e but që ma vije mbi kokë,
portretin tënd përherë ne shpirt e mbaj,
dhe në këtë moshe, nga zemra s’të ndaj dot.

Kohet ikën si shiu i rrëmbyer me erën,
por ulliri dhe pisha të gjelbër e mban gjethen,
kujtimet për ty sonte vargjeve u treten,
si refren jetësor për çdo këngë më mbeten,

Je përherë mes ëndrrave të mia,
tek çdo germë qe ka poezia.
Mësuesja ime e parë poemë e pafundme,
shpirti yt i bukur det diturie u bë tek unë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024