TEKSTI ORIGJINAL

Bota në sytë e tu mund të rrotullohet një ditë
Fati ta kthen shpinën
Shpresa dhe buzëqeshja të ngrihen në vend
Mbase të gjitha pa fajin tënd

Zëri yt mbytët
Argumentet humbasin përballë shumicës që si sheh
Të topitet fort dëshira për të jetuar
E kupton si dhemb shpirti i trazuar

As atëherë, te lutem, mos u brengos
Mos kërko të kthehet Dielli nga perëndimi në lindje
Lejo natën e trazuar të kaloj “në qetësi”
Dielli do lind sërish në mëngjes, vetëm për ty.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024