TEKSTI ORIGJINAL

Për zotin mor Zot, ti e din sa të due,
Si n'gzim, idhnim, si n'luftë e n'paqe,
Sa me nxjerr synin, s'du me t'largue,
E prite zot, ndoj herë me t'ra hashe.

Po kur shoh mor Zot, njikto ç'ka po shoh,
E po ndij çka po ndij, mbi njikyt dhe,
S'kam qef me thanë se Zotin se njoh,
Veç m'vjen për me thanë, jam i pa fe.

E boll kish dashtë me thanë jetë e mot,
Besoj në Zot, për zotin mor Zot...!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024