Teksti Origjinal

SHPRESË MË JEP I MADHI ZOT
27.07.2006

Vetmuar, në moshë jam
ka kohë pa punë,
ditët rëndojnë timin qenie
njëjtë është, ndodh asgjë!

Fal miqëve, unë ekzistoj
bukë, ujë, krip, ajër kam,
ti, i punësuar larg je shumë
nga bota ime, ku unë frymoj.

Ditët, netët, gjasojnë
zgjim, ecje pa kuptim,
nevojë kam, për duhan dhe kafe,
pres, kush do më ofroj!

Pasditja, më gjen në dhomë
orët, vështirë kalojnë,
mbrëmja më pret në qytet
ku të shkoj, me kend të ulem?

Dimër, më vështirë është
ftohtë, drut mungojnë,
nën shtrojë, tv i kyqur
kohën kaloj, vështirë tejet.

Të kërkoj, nga kush shpresë?
Edhe më mirë, të dua vdekjen e shpejtë,
unë, i frikësuar nga ditë e nesër
kuptoni, sëmundjes në fund tmerrem.

Tridhjetë e tetë vjet
punuar kam,
atë ditë erdhën, më flakën
në djersën time ata u vendosën
besomëni, është kjo jetë i imi.

Të vazhdojë, arsye nuk kam
ç'do ndodh? Ju nuk doni të dini,
pres shpresë, nga kush?
Gjallëroj, si parazit i mahallës.

Ju, vizitoni të bukurën bregdet
busët shkojnë, rreshtur,
në kufi, veturat presin, nuk presin
ju vazhdoni në Rrugën e Kombit,

Ktheheni, ju pret paga
buzëqeshur, ngjyrë plazh,
dëgjohen. Shëngjin, Durrës, Sarandë,
janë këto vende ku ju shkoni...

Tek unë, në dhomë tre me katër
në tavolinë qiriri mungon,
të thërras Naimin, apo Migjenin,
në kohën e pleqërisë
paravdekjes, në të unë sot jetoj!!!

tha tyran... ''Të lutem, pa emër ''.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019