TEKSTI ORIGJINAL

Ah sikur të heshtja ende
Sikur e bëra me vite
Plagët nuk do hapeshin në sipërfaqe
Do kullonin brenda, askush nuk do i shihte
Tani i shohin të gjithë
Prita gjatë, u luta shuma edhe qava tinëzisht
Nga largë të shikoja dhe lutesha:
"Ah sikur ta takoja njëherë".
Gjatë prita atë takim, e ëndërrova
Madje zgjodha edhe fjalët që do t'i thoja
Ah sikur të heshtja ende
Eh sikur të vdisja me atë dashuri në zemër, e mos ta kuptonte askush
Të heshtja përgjithmonë
Fola, thash atë që më mundonte me vite
Prita një "po".
Mendova se më në fund një gëzim do më ndodhte
U shokova
Mbeta i ngrirë si gur varri
U shembë dielli e hëna mbi mua
Më rrëshqitën lotët në faqe
Në heshtje qava, po qava dhe ende qaj, sa herë më kujtohesh.
U shua shpresa
Vdiq ëndrra
Vdiqa edhe unë për së gjalli
Kur si përgjigje e mora një: "jo", të ftohtë si acari, që ma ngriu gjakun dhe ma ndaloi zemrën.
Ah sikur të heshtja ende
Së paku do vuaja tinëzisht pa e kuptuar ti fare.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024