TEKSTI ORIGJINAL

Seç më ndalet fryma kur e shoh
Asnjë takim nuk e kemi
Madje as nuk njihemi mirë
E mua më ndalon zemra veç kur e kujtoj
Dje kur e pash tek kalonte rrugës, për në fakultet
Fryma mu ndalë
Nuk kisha guxim t'i flisja
Vetëm e shikova dhe i buzëqesha lehtas
Studentja e drejtësisë, që mua më bën padrejtësi
Më paragjykon kot
Më akuzon padrejtësisht
Më denon me dënimin kapital
Pa fakte
Mandje nuk më lejon as të mbrohem
"Kriminel" më shpalli, sepse i thash: "të dua"
Dashuria qenka krim
Nuk po çuditem e habitem, sepse në botën e robotëve, po dashurove je i çmendur
Ti mund të më dënosh, por nuk mund të ma ndalosh të të dashuroj
Ti, studente e padrejtësisë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024