TEKSTI ORIGJINAL

Edhe këtë verë në Kosovë
Në tokën ku u rrita
Aty:
Ku mësova hapat e parë
Ku mësova gjuhën shqipe
Ku mësova burrërin
Ku mësova besën e Zotin
Ku mësova trimërin
Ku mësova respektin, për më të vjetrit
Aty:
Ku babai e gjyshi lindën.
Ku gjyshi e stërgjyshi luftuan e vdiqën.
I huaj po ndihem në shtëpinë time.
Gurbetçar po më thonë.
Gurbetçar edhe në Evropë
Gjithmonë i huaj.
Sa e rëndë, i huaj në dhe të huaj, i huaj në tokën time.
Mysafir atje, mysafir këtu.
Rrugëve çdoherë, rrugëve të huaja.
Rrugëtar ngarkuar me valigje.
Mbushur me mall çdoherë.
Sytë me lot, atje e këtu.
Atje me mallin e familjes
Këtu me mall i numroj ditët.
Rrugëtar e gurbetçar gjithmonë
I huaj jam edhe në këtë botë.
I huaj derisa në Xhenet të shkeli.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024