TEKSTI ORIGJINAL

Jam i vetëm dhe i tretur,
në këtë dhomë hir të heshtur.
Nga errësira e natës dhe e njerëzve,
i mbuluar jam.
Blozë zhgënjimi dhe hidhërimi,
rreth vetes unë kam.

Do më përpijë kjo vorbull,
e errët dhe e turbullt.
Kjo dhimbje më shtrëngon fort,
sa nuk mund të shpëtoj dot,
dua të qaj e të ulëras fort.

Shpirti i im i sfilitur çahet,
në këtë të zezë natë.
Agimin e një dite të re pret,
Por duhet të presë shumë gjatë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024