TEKSTI ORIGJINAL

...do doja buzët e tu të takoj
ngrohtësinë e frymëmarrjes të ndiej
në heshtjen tënde të banoj
më përkryeren fëmër të jetoj,
pyes
vallë, ç'epsh fshehur është në tëndin krahëror
që qenien time ka dehur
magji i thojnë apo dashuri e fshehur
ti, grua e energjisë kurorë
në ndjenjat e mia ke hyrë,
aromë
mbështjellur më kë me afsh të aromës
endem në dashuri më përcjell aroma erëzues
prore aty je, si nektari frymëzues,
valltare e natyrës
në ty, gjetur kam qetësinë e pendës
agimin, perëndimin, ditët e jetesës
ndritshëm rrugëtojnë drejt oazës,
mëngjes
ditë të mbarë urojnë
gjoksin më pasurojnë
fëmijë janë, mbesat, nipat që lozin
kuptim japin jetës tim, pasurojnë oxhakut ardhmërinë...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024