TEKSTI ORIGJINAL

Më shkoi dhe rinia,
Si lumë, me rrëmbim
Si dritëz, dashuria
U fik në gjirin tim!

Dhe ndjenjë, që në të ri
Më ndizte mish e gjak,
U bë thërrime e hi,
U shuajt, porsi flakë!

Dhe veten ndjeva keq,
Pa ty, pa dashurinë
Kur shkove ti, për dreq,
Më more dhe rininë!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024