TEKSTI ORIGJINAL

Shfrytëzova krejt çka pata
Për t’i treguar botës sa e mirë që je
Të njoha siç unë doja të ishe
Ende pa e kuptuar kush ishe

Natën e bëra ditë për t’i bindur të gjithë
Të bëra yll, të ngrita në qiell
Të dërgova atje ku nuk mund të arrija më
Mbase nuk je fajtore, pse tani nuk me sheh

Me çekiç ndërgjegjja do të troket një ditë
Fajin dhe faljen mbajë për vete
Tepër vonë do të jetë
Mbase nuk të mjaftoj, por...
Unë ta fala një jetë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024