TEKSTI ORIGJINAL

...shumëherë jam i vetmuar
grindem me kohën,
nuk kërkoj shumë
qetësin time, poezitë
doemos
jetën, sërish duhet lexuar!
*
Besim
tani, në këtë moshë
shumë nuk kam,
gjersa shkruaj këtë
lu lutem, më kuptoni
mirë nuk ndihem!
...miqësia e vjetër humbur përgjithmonë është
ata, po, po, ata
janë miqtë e paraluftës
që me shumë vepra më zhgënjyen,
në lëkurën time
vërsulen, mprehin thonjtë!
Me pafuqi do vazhdoj rrëfimin
mundohem
të buzëqeshem, meditoj,
ndeshem me ditshmërinë
dua timin virtyt
urrej të ofendoj, përbuzi qenien njeri,
përqafoj lirinë e mendimit
tolerancën pushtoj
me thjeshtësinë krenohem.
*
Por
ata, afër nuk i dua më
kuptuar kanë,
në rast se jo, ju lutem tregoni
mireseardhur nuk janë
as në tavolinë as në udhëtimin tim të fundit,
amanet këtë
drejtë kam të kërkoj
tani ndahem i vendosur
lamtumirën e fundit nuk pëlqej
të ndaj me zullumqarë...

Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetike
POETI

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024