TEKSTI ORIGJINAL

Dhunë e gjak, enjtje prej dorës së hekurt,
prej shtetit që është bërë zap, me badigardë e kriminelë,
ajo fytyrë, ajo pafuqi, ai zë që vjen dhe bëhet i mekët,
në pamundësi, në dobësi, jo të flasësh s’të lënë, por veç hesht.

E rrahja vazhdon, të nxira në trup, bërë prush, nxirë dhe hi,
vetëm pse ndryshon në etni, kaq, vetëm pse je bir shqiptar,
në krisme pushke, në fije të lirisë, në vitin 2001, dole si një korb i zi,
o ngjyrë verdhë e kuqe, o send pa emër, o boshësi, o komb i marrë.

(Për rrahjen e një të riu shqiptar nga policia maqedonase, kur isha i vogël, mbaj mend pamjet)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024