TEKSTI ORIGJINAL

Unë u ngjita lart mbi re,
ëndërruar siç dhe kisha,
mbi një shtrat bie e fle,
vjen gëzimi, harmonia, lëmia.

Qiell i lartë që më ndjen mua,
unë jam veç biri yt, djalë i tokës.
s’më ke borxh, vetëm të kam hua,
të jem flori, e bletë, dalë prej hojës.

Fluturova unë këtë natë,
nëpër xixat shkrepëtimë, nëpër errësirë,
tutje hasa fishekzjarrë, matanë,
përqafova, dashurinë e dëlirisinë.

Jam mbi re unë po qëndroj, fillikat,
rob prej Zotit dhe prej Qiellit, të pamatë,
ndër mëkatat krejt dua të jem shpërlarë,
i pandjeshëm Perëndi më bëj, të shtrirë, të ratë.

Tutje lart me kapërcime,
ku nuk ndjej aspak dhe jam djaloshar,
se kjo jetë ka gëzime dhe harrime,
ka dhe mbretër, perëndorë, kapedanë.

Me kulshendra mos të përzihem,
dorën time mos e shkel, e jap me zemër,
dalëngadalë me shtatin rritem, ngrihem,
kam gjak, fe, identitetet, fis dhe emër.

Erzin tim mos ta përziej, jo askund,
në qytetet stërmadhore, metropole,
mbaj burrëri, fjalë e besë mos e humb,
qoftë në fushë, mal, shpata, hone.

Dhe në fund dua tufë me lule, edhe pak poezi,
zemrën të ma shëndoshin, me pikë e fletë,
të më ndizet shpirt i ngratë, të më dehet me raki,
oh lëreni këtë zemër të plasur, le të endet përmbi re.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024