TEKSTI ORIGJINAL

Një shqiptar 26 vjeç, vdekur në autostradë, në Metz,
trup i tij përplasur nga kamionë, trishtas, krejt përvajtues,
shqiptar i mjerë, larg atdheut, aty ku pipëzim s’duhet, vetëm hesht,
por me raste edhe vdekur, pa jehonë, pa britmë, si azilkërkues.

Vajtojnë shqypet majë malit, trup rinor që e mor rruga,
djalë që eci ndër hekurudhë, në autostradë, në të nxehtë, e në të ftohtë,
vini kujën historisë së djalit, se rinia kështu u humbka,
se shqiptar këtë fat paska, ku me udhë, e ku pa udhë, vdekje e jetë moj Europë.

Vdekje e jetë siç na u ngjalle, liri e vdekje për ne zot,
pëllumba premtohen e korba ndjellen, si të të vrasë vetë kjo Hyjni,
edhe zanat sonte përmallen, ngrihen peshë qiellor e bien në hon,
ndërrojnë motet, vrasin vdekjen, shpirti zbardhur, kurorë për perëndi.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024