TEKSTI ORIGJINAL

Shtat i lartë i derdhur në plumba,
jo nuk përkulet, vjen e drejtohet,
hasmit qëndrim ballë për ballë, nis e kris pushka,
në trajtë lirie, trup mbi besë të lidhur, veç ndritohet.

Armiqtë e lirisë, me gjak të keq nga Karpatet,
si ndër thonj futur në mish, si zezonjat kanë marrë hov,
zaptojnë e copëtojnë shtëpitë, edhe fushat e malet,
në mbrojtje çlirimtare rri, UÇK, për të ardhmen, për ty, moj nuse, Kosovë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024