TEKSTI ORIGJINAL

Vjeshtë moj punëtore
Gjithçka të shkon për dore

Mbush qiellin me re të bardha
Tavolinat plotë
Molla, gështenja, arra e dardha
Kosheret me mjaltë
Hambarët me drithëra
Kacat me rrush
Thana e fundit
E bënë malin kuq

Vjeshtë moj piktore
Mijëra ngjyra ke
Pikturon fusha e male
Në bjeshkë të nalta
Ku qielli preket me dorë
Edhe të bardhën përdor
Dika mjegull e dika borë

Simfoninë e ngjyrave,
Tingujt e butë të shiut
Të përzier me erës të lehtë
I përjetojmë se bashku
Nën dirigjimin tënd vjeshtë

Gjithçka të shkon për dore
Vjeshtë moj piktore.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024