TEKSTI ORIGJINAL

Sipas testamentit të vjetër (dhe Toran e Hebrenjve) Profeti Moisiu udhëhoqi dhe shpëtoi nga skllavëria në Egjypt rreth 650, 000 banorë të popullit të vet 3250 vjet më parë. Pasi kaloi Detin e Kuq i çoi nëpër Gadishullin Sinai në Izraelin e sotëm.

Mu në buz të Nilit, mbreti fuqi-plotë,
dëgjoi një zë, një urdhër ti thotë;
-Mbret që mbretëron, po të urdhëroj
ler fëmijët lire, popullin të shkoj-.

Nuk trëmbet ky mbret nga fjal e profetit,
I rritur si princ, në pallat të mbretit;
Mbreti zëmër-gur, ulërin tërbuar:
-Gjithnjë klas’e ulët, duhet nënështruar-.

-Jo mbret- tha profeti, me doren përpjetë
Gjak mburoi nga dheu, u skuqën rrëketë
Lumenjtë me gjak, nxitonin nga deti
Shkrepte rrufe zjarri, po bëhej qameti.

Mreti i shqetësuar, hodhi sytë vërdallë
Me mallkim të Zotit, u gjend ball-përballë
Tërë toka tronditej, në breshër e zjarr
S’mbahej dot më mbreti, u bë si i marr.

Zhaba, karkalecë, sëmundje ibret
Kuaj, lopë e dhën, bar e bereqet
Nuk mbeti gjë gjallë, sundonte uria
Mallkimi m’i rëndë dol nga goj e tija.

-T’ju vrisni Hebrenjve fëmijën e parë-
Ju bërtet ushtarve, mbreti si i marrë.
Por Engjëll i Zotit tha:-E zgjodhe vet,
urdhërin që dhe, djalin tënd po vret-

-Hebrenj mos u trëmbni, vini gjak në derë- 
Profeti ngre dorën, i shpëtoi dhe nj’erë.
Ulërin Egjypti, s’kishte ndodhur kurr,
Por ajo e mposhti, mbretin zëmër-gur.

Hebrenjt të gëzuar, ngarkuan devetë,
Arabatë me kuaj, radhë-radhë kopetë.
Qindra-mijra njerëz, ikin e këndojnë,
Po ushtritë e mbretit, nga larg kërcënojnë.

Prapë Faraoni, mëndjen e ndërroi,
Mbrapa karavanit, ushtrinë dërgoi,
Hebrenjtë në zall, (i) luten Zotit prapë,
Ti shpëtojë nga mbreti; urë në det tu japë! 

Atje majë shkëmbit, ngre shkopin Profeti,
Ngrihen dallgët anësh, ndahet në mes deti,
Populli, bagtitë, karavani i tërë,
Nxituan matanë, mes rrugës së gjërë.

Kalorsit e mbretit, si në gara shkojnë,
Arritën matanë, gati të sulmojnë.
S’kish më durim Zoti, me ushtrin e mbretit,
I mbuloi të gjithë, me dallgët e detit.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024