TEKSTI ORIGJINAL

Zbritur janë plisat në dheun e atdheut
vend ky i bekuar nga i Madhi Zot,
në këtë tokë, vaji më nuk dëgjohet
gjaku i derdhur brezash pushon qetë.

Qetësuar janë stuhitë e përçarjes,
errësira larguar është tej kohës
në idilë këtë mbledhur janë trurët,
ngjallet e harruara shenjtëri, besa e dhënë.

Më në fund larguar kemi demonët
çliruar ndihemi nga mëkatarët e popullit,
përcjellur nga zjarri u zhdukën në pakthim
kurrë për të mos u kthyer në gjirin tonë.

Legjendat e të kaluarës frymëzojnë atdhetarët
në kullat e lashtësisë varur janë shkronjat,
''asgjë para besnikërisë ndaj atdheut''
duart janë mbi të shenjtën libër të betimit.

Vullnet kemi, dëshirë tepër të flaktë
të bëjmë çudi për mëmëdheun tonë,
pas dy mileniumeve shtetin të gëzojmë,
të shkrirë në një, lutemi ke i Madhi Fuqiplotë.

Këtë ditë përvjetori, vit i Qemalit
ndodhi sërish Lidhja
hapur ka portën lashtësia e Prizrenit,
mbledhur janë ëmblemët e shoqërisë
heshtje,
qetësi marramendëse, dëgjohet vetëm refreni
urime 28 Dita e Bashkimit.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024