TEKSTI ORIGJINAL

Ti ndez një cigare,
Dhe në mendime rri.
Ku shkuan ato zjarre
Që mbaje në gji?

Pse ndjenjat të ftohen
Dhe gjaku, s'vlon më?
Kujtime që të zgjohen
Por s'të thonë asgjë!

Ti pi një cigare,
Dhe e trishtuar rri.
Kush ti vrau fare
Ti bëri ndjenjat hi?

Ecën jeta, vazhdon..
Ti e heshtur njëlloj,
Gjithë kohën mendon
Me cigare në gojë!

Dhe s'sheh ditë të bardhë,
Sa e zymtë, kjo jetë!
Të mbyt, zhgënjim i madh
Kur dashuria vret..!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024