TEKSTI ORIGJINAL

S'e mposhta dot vetminë,
Që shpirtin ma robëroi,
E urreva shoqërinë
Pa shokë, jeta më shkoi!

Më shoqëronte veç vetmia,
Mendimet qenë shokët e mi!
Një nga një, në radhë i vija,
Pas më ndiqnin, si ushtri!

Grave unë ftohtë u rrija
Afër tyre, ndihesha në siklet
S'më ngjallte gjë dashuria
I vetëm, ndihesha si mbret!

Strukur, në mbretërinë time
Njerëzit i shihja si rrezik!
Zhytesha i tëri, në mendime
Bota jashtë, më fuste frikë!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024