TEKSTI ORIGJINAL

- Me petkun e bardhë si bora
Sonte e vesh një elegji
Përmes vargjeve të mia
Dua të ç'mallem me ty.
Nëpër letrën e ndrydhur
Rrjedh loti me nxitim
Fjalët janë të pakëta
Për ty miku im...
Vargu m'i thotë vargut
Tutje vetëm pak
Po si thash dy fjalë për mikun
Më mbetet merak.
Krahas veprave tua
Mbushem krenari
Tri lufta të shenjëta
I patëm me ty.
Sa hije të kishte plaga,
Ajo lulëkuqja në ballë
Edhe në ato çaste
Ti qëndrove krenar.
Ty të njeh Istikami
Kosharja, Presheva e Kumanova
Miku im Sokol...
Sokoli nga Gjakova.
Më fal...të lutem më fal
Për një notë elegjie në vargjet e mia,
Borgj ty të ka Kosova
Borgj të ka Shqipëria.
Por ti mos u ligështo
Luftëtar, o trim...
Nga çdo anë që nisemi
Ka veç një fillim.
Në mjerim e robëri
Gjithmonë ka një shpresë,
Ëndërra shekullore
Asnjëherë nuk vdes...
Nënlokja është mirë
Më e fortë se kurrë,
Djali për çdo ditë
Po të bëhet burrë.
Për ty e për shokët
Këto janë fjalët e mia
Borgj iu ka Kosova
Borgj iu ka Shqipria.
Beteja e së vërtetës
Është shumë e vështirë
Ju jeni simbol trimërie
Jehonë e këngës së mirë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024