TEKSTI ORIGJINAL

Ditët kalojnë por,
ti më nuk je.
Të kërkoj në jetë,
por këtu s'të gjej.

Eja njëherë në ëndërr
zërin ta dëgjoj,
atë zë të ëmbël
që ninull më këndoi.

Eja njëherë në ëndërr
të të përqafoj
në gjoksin e ëmbël
kokën ta qëndroj.

Të ta ndihej aromën
ashtu si dikur,
të ta jap ty zemrën
mos largohesh kurrë.

Eja moj mama
njëherë në ëndrrën time,
se më piku malli
për këto ëndërrime.

për buzëqeshjen tënde
syri më është tharë,
yërin e uruar
veshit tim ja fal.

Eja moj mama,
dy fjalë të shkëmbejmë,
histori të bukura
të dyja të rrëfejmë.

Çohu nga varri
se nuk është vend për ty,
çohu se më mbytën
këta lot në sy.

Eja njëherë në ëndërr
të të përqafoj,
ta jap unë ty fjalën
që më s'të lëshoj.

Eja moj mama
njëherë në ëndrrën time
se më piku malli
për këto ëndërrime.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024