Teksti Origjinal

Nata është e zezë
nuk ka as një yll
dëshirat u zhdukën
ëndrrat u mbytën
jeta mbaroi
shpresa shteroi
asgjë s'ka kuptim.

Çdo gjë është një mashtrim
është një trillim
një tallje
një gënjeshtër
që nga ëndrra të zgjon
dhe të vërtetën mohon.

Të vret
s'të lejon
të ndalon të fantazosh.
Të flet
të mallkon
të shkatërron.
Vetmia në këto çaste mbizotëron.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019