TEKSTI ORIGJINAL

Erdha nanë, unë erdha
Fortifikuar në bronz e gurë
Mbështjellë me flamur
Ashtu sikur kam lindur dikur
Erdha në datëlindjen time
Edhe pse pak i vonuar
Por heronjtë kthehen të fundit nga lufta
Ose kthehen eshtra ose kthehen në bronz e gurë
Heronjtë kanë veç datëlindje
Sepse ata nuk vdesin kurrë
Gjoksin ma kanë stolisur me plumba
E plisin ma kanë gjakosur
Jetën ma kanë ndalur në gjysmë
Por idealin nuk ma kanë varrosur
Nanë të lutem në të madhin Zot
Mos e derdh ti asnjë lot
Nuk kam vdekur për të më vajtuar
Por për të qeshur dhe për t’u gëzuar
Nanë u ktheva prapë te ti
Roje natën dikur i gjallë
Roje natën tash në liri
Digjem, tretem, nuk më dhimbset jeta
Për Kosovë e për Shqipëri
Testamentin e amanetit me gjak timin e kam shkruar
Ua kam lënë ju asnjëherë mos me harruar
Edhe nanë edhe një herë
Aromën tënde me shiju
Me shuajt mallin që po me djeg
E lirinë me ta uru
Prapë do të kthehem te votra jote
Me ta puthë dorën edhe njëherë
Do të takohemi dikur, mos me u nda më asnjëherë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024