TEKSTI ORIGJINAL

E bekuar çoftë kjo ditë
Shumë gjatë e kemi pritë
Me fat mandati i ri
FSK e jona Ushtri

Rri krenare e kokë lartë
Je me plotë fat e nderë
Qe je pasardhëse e UÇK-së

Ushtrisë që lindi nga ky popull,
Një luftë bëri, për një fitore
Një moto të thjeshtë kishte
Liri a vdekje në këto troje!

Po dridhet toka, mali e fusha
Qielli po ushton
FSK po parakalon, kënga po jehon

“Jem sokola e sokolesha
Për këtë tokë s’na dhimbet jeta
Amanet na e la i pari
Komandanti Adem Jashari

Që nga jugu në veri
Trupat tona janë fuqi
Ne çdo pëllëmbë e në çdo cep
Garantojmë sovranitet

Për sukses s’bëjmë kompromis
Për fitore jemi lind e rritë
Sytë Shqiponje na bëjnë dritë
Gjithë armiku na ka frikë

Me aleatë e për liri
Para nesh nuk ka kufij
Me shumë fat i kemi miqtë
Të pa fat i kem armiqtë”

Me fat Kosovë Ushtria
Urime qytetar, aleat e miq
Faleminderit nga zemra,
E shenjta Amerikë!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024